Kërcënimi nga grekët, Hajdari thirrje policisë: Merrni në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha

  • 6 years ago
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha deklaroi sonte në emisionin Repolitix se kërcënimet ndaj tij kanë vijuar pas deklaratave lidhur me ngjarjen e vrasjes së grekut në Gjirokastër. Referuar ngjarjes, Hoxha tha se ka një presion për të shmangur të vërtetën.

Normal që kërcënimet kanë vazhduar. Nuk është problemi i madh ky, por që kemi 600 mijë shqiptarë të integruar atje dhe një klimë e tillë së pari rrezikon ata. Tjera është që hetimet të vijojnë qartësisht që të zbardhet e vërteta pa lënë asnjë fije dyshime, të jenë të palëkundura. Ka një presion të madh, që të shmanget e vërteta. Te grekët gjejnë skenarë nga më të çuditshmit. Ky i ndjeri është shtetas shqiptarë dhe grek, banonte në Shqipëri, është vrarë këtu. Hetimet duhet të kryhen nga Shqipëria dhe në fund i lind e drejta palës tjetër për ta ndjekur. Mediat greke kanë disa detaje që ne nuk i kemi, pasi agjencitë e zbatimit të ligjit atje, ministritë dhe forcat politike japin informacion. Këtu nuk flet askush.

Artan Hoxha
Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shtetit që të marrë në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha pas kërcënimeve që ka marrë nga ekstremistët grekë.

Recommended