'Shpërthen' Hajdari: PD-PS i shkelin syrin njëri-tjetrit,qytetarët të ngrihen të ndryshojnë sistemin
  • 4 years ago
Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dalë mjaft e revoltuar nga mbledhja e këshillit politik ku me tone të ashpra tha se opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca i "shkelin syrin njëri-tjetrit në lidhje me sistemin zgjedhor" dhe nuk duan ndryshim të tij. Hajdari ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen me të dhe të ndryshojnë sistemin zgjedhor duke lënë të kuptohet që kjo gjë të bëhet me referendum, pasi as PS dhe as PD-LSI nuk dëshirojnë që të kthen me sistem me lista të hapura.

Hajdari  tha se ka ardhur nga Amerika për të luftuar për lirinë dhe demokracinë, dy mungesat më të mëdha në këtë vend duke treguar shembullin persona, ku me lirinë e fjalës dhe mendimit u shpall tradhtare nga PD dhe mungesën e demokracisë e shfaq pushteti absolut i Ramës.
Recommended