Report TV - ​​Basha ironi Ramës e Metës: Njëri i bie daulles, tjetrit i ngeli të kërcejë

  • 7 years ago
KUKES-Nga Kukësi, Basha ka ironizuar kundërshtarët politikë Rama e Meta.

Në hapjet e fushatës elektorale në Kukës, Basha tha se prej 5 ditësh fushatë, Rama e Meta nuk kanë lënë gjë pa bërë për të tërhequr vëmendjen nga ekonomia e rënduar e vendit.

Duke nisur nga video e djeshme ku Meta i binte daulles në Kukës, Basha shprehet se tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër, vetëm që njëri t?i bjerë daulles dhe tjetri të kërcejë.

?Ja kam thënë para 5 ditësh që s?do lejë gjë pa bërë vetëm ta heqë vëmendjen nga papunësia, po ben karikatura me elefantë e me zebra, basketboll?Se ai tjetri erdhi me daulle dje e patë besoj, ky tjetri do kërcejë se s?i ka ngel gjë tjetër tani, estrade?Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe cinike e një njeriu që nuk guxon të hapë gojën për papunësinë?.

Kreu i opozitës gjithashtu ka thumbuar Metën se mund t?i bjerë sa do të dojë daulles, por për SH.P.K.-në e tij nuk ka për të pasur më shi.
"Le t?i bjerë sa të dojë Ilir Meta daulleve, s?ka për të pasur më shi për tokat e SHPK-së. Tokat e SHPK-së s?kanë për të pasur më shiun e pushtetit, kështu që le t?i bjerë sa të dojë daulleve?, tha Basha.

Recommended