Pogradec/ Dhunuan policin, familjarët e 3 të rinjve fyerje e sharje ndaj policëve para gjykatës

  • 4 years ago
POGRADEC- Tre të rinjtë të cilët dhunuan policin që u prishi festën në lokal, do të dalin para gjykatës për t'u njohur për masën e sigurisë. Megjithatë, në mbështetje të tyre, por edhe për të kundërshtuar arrestimin, sipas së cilëve është i padrejtë, kanë dalë para gjykatës familjarët e tyre.

Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar dy ditë më parë, më 3 maj, ku tre të rinjtë F. B., 19-vjeç pronari i lokalit dhe dy personat e tjerë tjerë N. K. 19 vjeç dhe K. T. 20 vjeç kanë dhunuar policinë pasi nuk iu bindën urdhrit të tij për ta mbyllur pasi ishin në shkelje me Aktin Normativ në fuqi në kohën e koronavirusit.

Recommended