Report TV -Djegia e 12 apartamenteve në Pogradec/ Familjarët rikthehen në banesat e shkrumbuara

  • 4 years ago
POGRADEC- Shemshie Ilo sapo ishte rikthyer nga SHBA-ja dhe rrugës nga aeroporti mësoi se shtëpia e saj ishte një nga 12 apartamentet që u shkrumbuan nga flakët ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit, për shkaqe që ende nuk dihen. Nga ajo shtëpi, kanë mbetur vetëm muret dhe gjithçka tjetër së bashku me kujtimet, janë bërë shkrumb e hi. Me lot në sy, Shemshija kërkon dëshpërimisht foto të fëmijëve, por zjarri është treguar i "pamëshirshëm" duke i rrëmbyer mundin dhe sakrificën e një jete të tërë.

"Gjithë jeta më iku, s'ka një fotografi të fëmijëve. S'po gjej një fotografi. S'i nuk paska shpëtuar anjë, s'kam asnjë fotografi të fëmijëve. I bëra me njëmijë hallë këtë shtëpi, nuk e di si ndodhi. Asnjë s'ishte në shtëpi. I kam humbur të gjitha. E kalova natën te motra. Unë isha në Amerikë, djali kur më mori në Rinas e mora vesh. Dje erdha dhe e gjeta shkrumb e hi. Gjithë Pogradeci e di si e kam bërë këtë shtëpi, sa kam vuajtur. E kam bërë me pe e me gjilpërë gjithçka. Asgjë nuk më ka mbetur. 54 vite të jetës sime të mundimshme. Me grep e me shtiza kam punuar dhe vetëm i kam mbajtur fëmijët dhe i kam shkolluar", thotë mes lotëve Shemshie Ilo, teksa nuk i ndal kërkimet.

Recommended