'Kjo e dielë më e bukur,' Rama publikon videon nga Tirana: Do të pasohet me lehtësime të tjera

  • 4 years ago
Kryeministri Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku duket kryeqyteti i mbushur me prindër me fëmijë, diçka e cila ka munguar shumë në dy muajt e fundit për shkak të koronavirusit. Në videon e shpërndarë Rama shkruan se 'kjo e dielë e bukur është me frymëmarrje më të qetë', ndërkohë që paralajmëron lehtësime të vazhdueshme në vijim.

Sipas Ramës deri më tani kemi një bilanc pozitiv në këtë luftë dhe duhet të vazhdojmë kështu, por meraku mbetet te sjellja individuale e qytetarëve, të cilët sipas kryeministri duhet të kenë parasysh se po shkojmë drejt një normaliteti të ri botëror.

"KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Recommended