Report Tv - Moderatorja Aulona Musta publikon videon: Ja dhe kjo, dashnorja e burrit tim

  • 6 years ago
Mbrëmjen e kaluar sheshi ?Skënderbej? u ndez nga këngëtari i njohur ndërkombëtar, Daddy Yankee. Qindra njerëz shijuan performancën e hiteve të reperit latin ?Gasolina?, ?Duro? dhe ?Despacito?. Menjëherë pas Yankee-s në skenë u ngjit edhe këngëtarja shqiptare, Enca.

Mes turmës kishte edhe shumë njerëz të njohur, të cilët kishin ardhur në shesh për të kaluar mbrëmjen. Njëra prej tyre ishte edhe moderatorja, Aulona Musta. Në momentin që Enca po këndonte hitin e saj ?Dua?, Aulona e filmoi dhe videon e publikoi në rrjetet sociale.

?Ja dhe kjo, dashnorja e burrit tim,?- shkruan moderatorja krahas videos. Normalisht kjo është e gjitha pjesë e një shakaje nisur nga videoklipi i të njëjtës këngë ku Enca luan rolin e një femre që josh burrin e Aulonës.

Recommended