Data e zgjedhjeve, partitë me qëndrime të ndryshme

  • 4 years ago
BDI kërkon datë të menjëhershme për zgjedhje. Megjithatë si kusht ka vlerësimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Nënkryetarja Teuta Arifi në një intervistë për emisionin ?360 gradë? thotë se vendi duhet t?i vlerësojë sakrificat e qytetarëve dhe bizneseve dhe të mos e rrezikojë shëndetin e tyre.

Po për ne prioritet mbetet shëndeti i qytetarit. Gjitha këto sakrifica që i kanë bë qytetarët duke respektuar masat, bizneset e vendit duke duruar humbjet, të gjitha sakrificat e institucioneve shëndetësore që të kalojmë pa pasoja janë shumë të rëndësishme prandaj edhe vlerësojmë se fjalën e fundit duhet ta thotë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Nëse vlerësimi i tyre është pozitiv, ne normalisht si parti jemi të përgatitur, të gatshëm dhe duam sa më shpejtë ta mbyllim procesin zgjedhor - u shpreh Teuta Arifi, Nënkryetare e BDI-së.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që zgjedhjet të mbahen atëherë kur të hapen kufijtë. Ziadin Sela propozon që data e zgjedhjeve të caktohet mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, por për të nuk paraqet problem nëse liderët merren vesh që zgjedhjet të mbahen edhe në qershor.

Flitet se virusi nuk zhduket por e humb virulencën në temperatura më ta larta. Në këto temperatura më të larta janë fundi korrikut dhe fillimi i gushtit. Ne mendojmë se zgjedhjet duhet t?i mbajmë në këtë periudhë. Parakusht tjetër për zgjedhjet duhet të jenë monitoruesit ndërkombëtarë sepse Maqedonia ka demokraci të papjekur. Për sa kohë kufijtë vazhdojnë të jenë të mbyllur ne nuk mund ta dimë kur ato mund të jenë prezent në vend - tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Edhe VMRO-DPMNE-ja e cila ishte kundër zgjedhjeve, tani kërkon datë me konsensus.

Komisioni i Venecias konsideron se të paktën 60 ditë janë të nevojshme pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme për t?u organizuar zgjedhje të drejta dhe demokratike, në kushte normale. Por, pyetja për zgjedhjet, në këtë moment, sipas meje, duhet të vendoset edhe nga KSHZ-ja, edhe nga ekspertët e shëndetësisë, edhe nga partitë politike në takim te Presidenti Pendarovski - tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derskovski kërkon afate të reja nga 50-60 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme për organizimin e zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit kundërshton duke deklaruar se nuk do të nënshkruaj dekret të ri. Liderët pritet që datën për zgjedhje ta caktojnë në takimin e 12 majit me presidentin Stevo Pendarovski.

Adrian Kerimi

Recommended