Top News - Data e zgjedhjeve/ Meta nis konsultimet me partitë

  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën e sotme takimet konsultuese me krerët e partive politike në vend, për të përcaktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 2021 brenda periudhës 15 prill deri më 15 maj.

I pari që ka shkuar sot në Presidencë ka qenë Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Arjan Madhi i cili përfaqësonte Partinë Republikane.
Përfaqësuesit e partive opozitare, Madhi e Dule pas takimit në presidencë deklaruan që zgjedhjet të zhvillohen në 18 prill. Ndërsa Shpëtim Idrizi shpërtheu kundër Greqisë për kufijtë detarë dhe tha se Shqipëria duhet të kërkojë Çamërinë.

Edhe Vangjel Dule e Arben Tafaj që zhvuilluan takim me kreun e shtetit kanë kërkuar 18 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kreu i Partisë Republikane beson tek reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese që sipas tij do të garantojnë një proces të pastër në zgjedhjet e 2021.
Gjithashtu ai ka shprehur gatishmërinë për t'iu bashkuar çfarëdolloj tryeze politike për diskutimet lidhur me reformën elektorale.

Arben Tafaj, i cili përfaqëson Patinë Agrare Ambientaliste ka kërkuar gjithashtu datën 18 prill për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Me pas presidenti Meta ka pritur në takim kryeminsitrin edi rama i cili shoqerohej nga kru i grupit parlamentar, te cilet pas takimit nuk jane pronocuar per mediat.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#ArbenTafaj#TopChannel

Recommended