Report TV - Tifozët në radhë për biletat e derbit: Ia vlen të presim për ekipin e zemrës

  • 4 years ago
Të rralla janë rastet kur futbolli shqiptar vë në rradhë tifozët për të blerë një biletë. Por më shumë se askush tjetër fuqinë për ta bërë këtë e ka derbi që luhet ditën e premte mes Tiranës dhe Partizanit. Deri mesditën e sotme, dy ditë para ndeshjes, janë shitur zyrtarisht më shumë se 12 mijë bileta. Në dyqanin e FSHF-së pranë rrugës së Elbasanit tifozët sot kanë pritur në rradhë.

Pritët shumë për të marë biletat? Tifozi 1: "Pesë minuta kam pritur." Tifozi 2: "Do presim tani, çfarë të bëjmë, për skuadrën e zemrës ia vlen."

Më kë jeni tifoz? Tifozi 1: ?Me Tiranën.? Prisni ta fitojë derbin? ?Pres ta fitojë.? Po titullin? ?Mundësitë janë 50 me 50 se akoma nuk është e sigurtë.?

Tifozi 2: ?Patjetër që jam tifoz i Tiranës. Titullin e pretendojmë sepse o këtë vit o kurrë më.?

Çmendim keni për tifozët që thyen stolat: Tifozi 1: ?Aaaaaaaa? këtë punë nuk e honeps dot. Është veprim shumë i ulët. Në shkojmë për të parë spektakël jo për dhunë.?

Tifozi 2: ?Duhet të sillën mirë, çfarë të bëjmë tani. Duhet të sillen më mirë most a bëjnë më.?

Tifozi 3: ?Është shumë negative dhe duhet ti thërrasin mendjes sepse është pronë e të gjithve.?  

Përsa u përket çmimeve të biletave ata janë njëjtë si në derbin e parë. Variojnë nga 500 lekë deri në 5 mijë lekë.

Recommended