Top News - Faleminderit nga thellësia e zemrës”/ Nga Haga në Kosovë, Thaçi publikon pamjet
  • 4 years ago
Pas kthimit në Kosovë nga marrja në pyetje e prokurorëve të Gjykatës Speciale, pas aktakuzës së ngritur për krime lufte, Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar, në rrjetin social ?Facebook?, foto nga Haga në Kosovë.


Në pamje shihet teksa Presidenti del nga zyrat e prokurorisë speciale në Hagë ku u intervistua për 4 ditë radhazi, dhe në anën tjetër foto nga pika kufitare e Morinës, ku qindra qytetarë e ish luftëtar të UÇK-së, me flamuj në duar kishin dalë për të pritur Presidentin Thaçi në perëndimin e 17 qershorit.

?Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime! ?? HTH?, shkruan Hashim Thaçi bashkangjitur fotove të postuara.

Kujtojmë se, vetëm një ditë pas kthimit në Kosovë nga marrja në pyetje e prokurorëve të Gjykatës Speciale, Presidenti, Hashim Thaçi ju është drejtuar qytetarëve, por pa dhënë asnjë detaj rreth intervistimit.

Ai ka treguar se është përballur me organin akuzues për 30 orë, lidhur me pretendimet për krime lufte, por jo nëse ato ndërlidhjen me aktakuzën e publikuar javë më parë, të cilin bashkë me Kadri Veselin dhe të dyshuar të tjerë e bën përgjegjës për afër 100 vrasje të paligjshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#UÇK#TopChannel
Recommended