Masa ekstreme në Itali/ Kush lëviz nga zonat e infektuara, arrestohet!

  • 4 years ago
Pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore ?sterile? për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindet urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtuquajturat ?vatra infektimi?, rrezikon arrestimin deri në tre muaj: këto janë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit po shfaqen me një shpejtësi marramendëse.


Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se ?pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave?, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është ? modeli Wuhan?

Modeli ?Wuhan?, nga emri i qytetit kinez ku u zhvillua për herë të parë koronavirusi dhe ku një regjim mbikëqyrjeje shumë i rreptë është akoma në fuqi.

?Zonat e kuqe? (zona izolimi)

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë të largohet, përveç rasteve të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti. Në fazën e parë, ?kordoni? i sigurisë do të ngrihet rreth atyre komunave, ku aktivitetet publike janë pezulluar tashmë, si shkollat ??dhe zyrat janë mbyllur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#Italy#TopChannel

Recommended