Ora News - PS e PD nuk bien dakord për "Moratorium të Kolegjin Zgjedhor" as qeverinë teknike
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Vijojnë divergjencat mes maxhorancës dhe opozitës sa i takon reformës zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri përjashton çdo mundësi për qeveri tranzitore. ?Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore është çështje e ezauruar nuk ka lidhje me reformën zgjedhore." u shpreh Gjiknuri pas takimit me opoziten lidhur me reformen zgjedhore.

Mazhoranca refuzoi propozimin e opozitës për një moratorium 4-vjeçar nga vettingu i zgjedhjeve. Në tryezën e Këshillit Politik sipas përfaqësuesit të PD, Oerd Bylykbashi pati një reagim të fortë të përfaqësuesit të PS për këtë propozim.

Oerd Bylykbashi: Të gjithë ata gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar ende procesit të vettingut dhe të gjithë ata gjyqtarë që e kanë mbaruar procesin e vettingut, pra ata që nuk janë të zënë në kurth, të jenë gjyqtarët që duhet të përzgjidhen me short dhe më pas, për një periudhë të caktuar, ata të mbrohen nga presioni politik.

Damian Gjiknuri: Me keqardhje konstatuam disa propozim, që për mendimin tonë kërkojnë rishikim sepse nuk mund të vënë në pikëpyetje reformën në drejtësi.

Nga ana e saj opozita bëri të ditur se nuk do ta lejojë kapjen e drejtësisë.

Oerd Bylykbashi: Është thelbësore për të arritur kompromisin në reformën zgjedhore. Pati një reagim shumë të fortë nga maxhoranca, e cila do që të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat me të cilët ata sot kapin gjyqësorin dhe ushtrojnë presion, përfshi edhe mbi Kolegjin Zgjedhor. Ne këtë nuk do t?ia lejojmë.

Por PS ofroi konsensus për dy propozime të tjera të demokratëve, rolin e policisë në zgjedhje dhe të sinjalizuesve.

Damian Gjiknuri: Çështja e sinjalizuesve që e ka sjellë PD po e gjejmë kompromisin. Çështja në rolin e policisë, disa propozime të PD për rolin e policisë, ruajtja e rendit publik edhe ato do ti pranojmë.

Gjiknuri i sugjeroi opozitës që nëse do tu rikthehet institucioneve të mos përfshihet në lojën e Presidentit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjiknuri-kunder-propozimit-te-opozites-vetingun-perjashton-qeverine-tranzitore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended