Ora News - PS e PD nuk bien dakord për "Moratorium të Kolegjin Zgjedhor" as qeverinë teknike

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Vijojnë divergjencat mes maxhorancës dhe opozitës sa i takon reformës zgjedhore.

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri përjashton çdo mundësi për qeveri tranzitore.

?Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore është çështje e ezauruar nuk ka lidhje me reformën zgjedhore." u shpreh Gjiknuri pas takimit me opoziten lidhur me reformen zgjedhore.

Jo moratorium 4 vjecar nga vetingu

Gjiknuri u shpreh edhe kundër propozimit të opozitës edhe për përjashtimin e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor nga vetingu. Opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vettingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor.

Damian Gjiknuri: Nuk është normale që Vetingu të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit zgjedhor. Mendoj se gjyqtarët që kanë kaluar Vetingut të jenë pjesë e përzgjedhjes së kolegjit zgjedhor. Nëse një pjesë e kaluar Vettingun pse të mos jenë ata shporta nga mund të përzgjidhet Kolegji. Këto janë çështje që po i diskutojmë. Nuk duam që propozimet e PD të vënë në pikëpyetje atë që është arritur nga reforma në drejtësi, apo ta anashkalojnë atë, nuk ndalon zbatimi i kushtetutës për shkak të ligjit zgjedhor. Nuk mund të pezullohet Vetingu, për shkak të një despozite në kodin zgjedhor.

Nga ana tjetër Oerd Bylykbashi e sheh si një mënyrë për të mbrojtur gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor nga presioni politik.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjiknuri-kunder-propozimit-te-opozites-vetingun-perjashton-qeverine-tranzitore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended