Wake Up/ Alarmi: Metalet toksike në lumin e Lanës, 104 herë më shumë se standardi i BE
  • 4 years ago
Ndër të gjithë lumenjtë shqiptarë, veçanërisht gjendja në Lumin Ishëm është alarmante: Rreth një e treta popullsisë së Shqipërisë jetojnë përgjatë basenit të këtij lumi. Ishmi rrjedh kryesisht nga Qarku i Tiranës, përfshirë kryeqytetin Tirana, bashkitë Vorë dhe Kamëz dhe mbledh pothuajse të gjitha ujërat e zeza të rajonit, si dhe sasi të konsiderueshme të mbetjeve te ngurta edhe ujrave te zeza industriale edhe urbane. Analizat e ujit të lumit tregojnë ndotje industriale shumë të lartë. Metali toksik i Kadmiumit është mbi 104 herë më lart se sa normat e lejuara të BE-së, ku niveli më i larte ndodhet në Lumin e Lanës afër Pallatit me Shigjeta dhe pranë autostradës. Niveli i lartë i metalit toksik Plumb i kalon me rreth 10 herë standardet e BE-së duke treguar vlerat më të larta në Përroin e Bërxullit edhe në Fshatin Breg-Shkozë të Prezës. Të dhënat vijnë nga një studim i kryer nga inxhinieri shqiptar Lulzim Baumann së bashku me Universitetin Teknik të Berlinit, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shoqatën e Bujqësisë Organike, mbështetur nga Fondacioni Gjerman ?Heidehof?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended