Search
Library
Log in
Watch fullscreen
2 years ago|1 view

Bashkia Tiranë nxjerr bllof PD për devijimin e Lanës/ Pashako: Sistemimi i Lanës sipas planit

Report TV
Report TV
Bashkia e Tiranës sqaron se në gjurmën e lumit Lana, në pjesën perëndimore të qytetit, nga ura e shkollës Teknologjike deri ku kryqëzohet me Unazën e Re, nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi dhe se Plani i Përgjithshëm Vendor i qytetit të Tiranës nuk ka ndryshuar. Drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Frida Pashako, shprehet se projekti për disiplinimin e lumit të Lanës bëhet nga inxhinierë hidroteknikë dhe se në këtë zonë nuk ka asnjë kërkesë për leje ndërtimi nga subjekte private. ?Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës nuk kemi asnjë kërkesë për leje ndërtimi në këtë zonë. Por, Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon zhvillimin e kësaj zone. Prandaj, nga të dyja anët e lumit mund të vijnë kërkesa për të marrë të drejtat e tyre zhvillimore dhe për të ndërtuar. Zona mund të cilësohet aktualisht si informale. Prandaj, krijimi i një infrastrukture të re sjell një zhvillim shumë pozitiv dhe gjithashtu sjell interesimin e zhvilluesve për ta ndërtuar këtë zonë?, sqaron ajo.

Bashkia e Tiranës nënvizon se projekti i disiplinimit të Lumit të Lanës është i parashikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me projektin tjetër për ndërtimin e Unazës së Re. ?Ky projekt nuk ka lidhje me Unazën, janë dy projekte të ndryshme. Të dyja projektet janë të parashikuara në Planin e Përgjithshëm Vendor. Madje, projekti i Unazës ka disa vite që ka nisur, ndaj nuk mund të themi janë dy projekte të lidhura?, vijoi Pashako.

Gjithashtu, nisur edhe nga deklarimet e opozitës, Bashkia e Tiranës shpjegon se nuk ka asnjë ndryshim në Planin e Përgjithshëm Vendor që është miratuar në vitin 2017. Sipas Drejtoreshës së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, deri më tani nuk ka asnjë nismë që të kërkojë ndryshimin e PPV-së së miratuar në 2017. ?Plani i Përgjithshëm Vendor, që kemi aktualisht në fuqi, është miratuar në vitin 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Si hartimi i PPV, ashtu edhe ndryshimi i tij, kërkon një proces shumë të gjatë, ndërinstitucional dhe kërkon aprovime në nivele të ndryshme. Aktualisht nuk kemi asnjë nisme për të ndryshuar Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës?, theksoi Pashako.

Bashkia e Tiranës hedh poshtë çdo pretendim dhe imazh grafik të paraqitur nga opozita për devijimin e vijës së Lumit të Lanës. Pashako thotë se Plani i Përgjithshëm Vendor nuk përcakton gjurmën ekzakte të një rruge apo të një vije ujore, por jep vetëm drejtimet, konceptet kryesore për këto zhvillime. ?Imazhet që mund të kemi parë nuk kanë në konsideratë projektin teknik, i cili është i bazuar në një studim të mirëfilltë dhe analizë të territorit, dhe i hartuar nga ekspertë të fushës. Për të përcaktuar ekzaktësisht gjurmën e një rruge apo të një vije ujore, është e nevojshme të kryhen analizat teknike të territorit, të kryhet rilevimi teknik, të kryhet studimi hidroteknik. Vetëm pasi kemi bërë këto, inxhinierët kanë mundësi të hartojnë projektin definitiv dhe teknik. Ky projekt tekn...
Browse more videos