Ora News - Greva e urisë në Ballsh, naftëtarët: Kryeministri nuk na shikon, të na ndihmojë për pagat

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Grevistët e Ballshit janë futur në ditën e katërt të grevës së urisë.

Ata sot janë shprehur se kërkojnë zgjidhjen e situatës dhe se nuk janë vizituar nga askush tjetër veçse nga mjekët, bën me dije gazetarja e Ora News, Inelda Vallja.

?Dita e katërt e grevës, ne do vazhdojmë nuk kërkojmë asgjë të tepërt deri në zgjidhjen e situatës. Nuk ka ardhur askush përveç grupit të mjekëve. ?

?Kryeministri nuk na shikon, pse nuk pyet çfarë po ndodh me ne, të na ndihmojë për pagat, kërkojmë pune, i lutemi shtetit të ktheje sytë nga Ballshi të punësohen dhe njerëzit të paguajnë dritat, ujin.?

Ndërkohë, dje ata veç bukës vendosën të ndërpresin ujin dhe të refuzojnë ndihmën mjekësore.

Mjekët që u qëndrojnë pranë u kanë kërkuar të ndërpresin grevën, por ata kanë refuzuar.

Dje, gjendja e rënduar shëndetësore detyroi një prej naftëtarëve të ndërpresë grevën, ndërsa u zëvendësua nga një tjetër koleg.

Dhjetë burrat thonë se janë gati të vdesin aty për bukën e fëmijëve.

Prej 5 muajsh në protesta dhe një jave në Grevë, punonjësit e Uzinës së Ballshit kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e çështjes së pagave dhe rinisjes së punës, por siç thonë askush nuk është angazhuar.

Rafineria e naftës u mbyll pasi kompania që e administron thotë se Bankers Petrolium nuk e furnizon me naftë bruto

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/greva-e-urise-ne-ballsh-naftetaret-kryeministri-nuk-na-shikon-te-na-ndihmoje-pagat

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended