Grevistët e urisë në Poçem e Ballsh: Të gjithë na kanë braktisur - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Punonjësit e nënstacionit elektrik të pocemit kanë hyrë sot në ditën e tetë të grevës së urisë.Gjendja shëndetësore është rënduar akoma më shumë ndërsa një pjesë e tyre vijojnë te refuzojnë marrjen e ndihmës mjekësore dhe pse janë në gjendje kritike.Grevistët kanë përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tyre se nuk do të tërhiqen pa marrë pagat e prapambetura.E njëjta situatë paraqitet edhe tek Uzina e Naftës në Ballsh, ku naftëtarët kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë.Ata akuzojnë deputetët e zonës, ministrat oërgjegjës dhe autoritetet vendore se i kanë lënë në harresë.Naftëtarët e ballshit nuk kanë marrë pagat prej 5 muajsh ndërsa ata të pocemit prej 27 muajsh.
Recommended