Kapen armë dhe 500 kg kanabis në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Guardia di Financa e Lecces në Itali ka arritur të sekuestrojë më shumë se 500 kg drogë, si dhe disa armë zjarri.Gjatë një patrullimi në Rrugën Lecce-Torre Chianca, u vu re se një automjet jashtë rrugës, i cili po tërhiqte një varkë rreth 6 metra të gjatë, pa të dhëna identifikimi.Më pas, Guardia di Finanza e ka gjurmuar mjetin lundrues dhe e gjerti atë të fshehur pranë një banese.Forcat e policisë pas kontrollit gjetën në skaf 450 kilogramë marihuanë të ndarë në 219 pako, 75 kilogramë hashash të vendosur në 31 pako, ndërsa në ambientet e shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan armë dhe municione.Sipas agjensisë italiane të lajmeve ANSA, dyshohet se droga vinte nga Shqipëria. Guardia di Finanza po heton nëse droga dhe armët e sekuestruara mund të jenë pjesë e trafikut me vendet bregdetare të Adriatikut të poshtëm, përfshirë dhe Shqipërinë.Gjatë operacionit u arristua një shtetas Italian 45 vjeç, i cili kishte disa precedentë të mëparshëm në fushën e trafikut të drogës.

Recommended