Ora News - Drejtori i Policisë Shkodër ngre shqetësimin: Kanabisi po kultivohet në male

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Vetëm pak ditë pas raportit të televizionit italian Rai 3 që fliste për një rikthim të kultivimit të kanabisit në Shqipëri, drejtori i policisë së Shkodrës pranon se fenomeni mbetet prezent ndonëse në një formë tjetër. Kultivimi I lëndës narkotike sipas tij po tentohet me parcela të vogla në zonat e thella malore ku policia e ka të vështirë patrullimin me mjetet që ka në dispozicion. Për këtë arsye kryepolici i qarkut ka kërkuar dyfishim të fluturimeve monitoruese në qarkun e Shkodrës.

Për herë të parë një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit pranon ekzistencën e fenomenit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri, ndërsa sqaron se strategjia e grupeve kriminale ka ndryshuar.

Vetëm pak ditë pas reportazhit të televizionit italian, RAI 3, që fliste për 12 fishim të kultivimit, të mohuar nga qeveria, drejtori policisë së qarkut Shkodër pranon se fenomeni ekziston edhe pse në një formë tjetër.

Kanabisi sipas Niko Brahimajt tashmë po kultivohet me parcela të vogla por të shpërndara në zona të thella ku prania e policisë është më e vështirë.

Kjo është arsyeja përse për vitin 2020, është kërkuar dyfishim i fluturimeve monitoruese mbi zonat e thella në Shkodër.

Niko Brahimaj: Jemi të bindur që do të jenë më tepër se 14 ose ndoshta 16 fluturime, monitorime nga ajri. Fenomeni ka ndryshuar, tani nuk kemi më parcela masive por kemi grupime të vogla dhe të shpërndara në shumë zona të thella. Është e vërtetë që terreni është shumë i vështirë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/drejtori-i-policise-shkoder-ngre-shqetesimin-kanabisi-po-kultivohet-ne-male

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended