Komplikacionet nga gripi/ Prek më së shumti fëmijët dhe moshat e mëdha

  • 4 years ago
Tanimë, Shqipëria konsiderohet se ka hyrë në epidemik gripi dhe viruset po qarkullojnë me intesitete të lartë në popullatë.


Mjekët infeksionistë sugjerojnë sa më shumë kujdes pasi tek të vegjlit, persona me sëmundje kronike dhe tek ata mbi 60 vjeç, virusi I gripit mund të shfaq komplikacione të rënda që çojnë dhe në humbje jete.

Në shërbimin infektiv në QSUT ka pasur raste të rënda por ende jo me komplikacione vdekjeprurëse.

?Ka pasur pneumoni jo të lehta por ende nuk kemi hasur ato që quhen encefalite?, shprehet mjeku infeksionist, Pellumb Pipero.

Siç dhe tregohet në grafik, numri i të prekurve në një javë është rreth 2 mijë nga infeksionet respiratore dhe ky mendohet të jetë piku dhe bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara javën që vjen pritet që numri i të prekurve të vijë duke u ulur. Por, gjithsesi tani kërkohet sa më shumë kujdes për të shmangur ambiente të mbipopulluara, ambiente të mbyllura të respektohet higjena personale.

Nga Instituti i Shëndetit Publik deri më tani raportohen të konfirmuara dy humbje jete të cilët kanë pasur sëmundje kronike dhe kanë qenë të pa vaksinuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PellumbPipero#Gripi#TopChannel

Recommended