Ora News - Anti-KÇK kërkon burimin e pasurive të Emiljano Shullazit dhe Gjergji Cukalit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me një vendim për nëntë dosjet e para të operacionit Anti-KÇK, ndërkohë që policia e shtetit u ka nisur formularët per burimin e pasurisë dy të dënuarve të radhës. Përfaqësuesja e OFL tha se policia e shtetit do të kalojë në skaner pasuritë e Gjergji Cukalit dhe Emiljano Shullazit, të cilët kanë 48 orë kohë për dorëzimin e të dhënave para se dosjet ti kalojnë prokurorisë. Avokati i Shullazit e cilësoi këtë rast si shoë të policisë, por tha se do të përgjigjet në kohë pasi klienti i tij nuk ka prona të paligjshme.

Operacioni Anti-KÇK ka vendosur të kalojë në skaner pasuritë e Emiljano Shullazit dhe Gjergji Cukalit.

Dy personazhet e njohur në kryeqytet jane dy të dënuarit e radhës të cilëve, agjentët e Operacionit Forca e Ligjit u kërkoi burimin e pasurisë.

Përfaqësuesja e OFL, tha se në vazhdim të këtij aksioni i është dërguar formulari për burimin e pasurisë shtetasit Emiljano Shullazi, i paraburgosur në burgun 313 që po gjykohet për rrëmbim personi dhe grup të strukturuar kriminal.

"E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?tha zëdhënësja e OFL.

Avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, reagoi pas deklaratës së policisë duke thënë se do të përgjigjet në kohë dhe në mënyrë të plotë edhe pse bëhet fjalë për një shoë.

Meçe: Në dijeninë time pasuria e klientit ka kaluar në sitën e ligjit antimafia dhe nuk ka rezultuar me burime të paligjshme.

Sipas tij ky rast është një ndikim i paligjshëm në procesin që po zhvillohet ndaj Shullazit të Gjykatën e Apelit.

Formulari për deklarimin e burimit të pasurisë i është dërguar edhe Gjergj Cukalit, për shkak të dënimit të tij në vitin 2006 me akuzën e rrëmbimit të personit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-emra-dy-arsye-ja-kujt-i-trokiti-ne-dere-sot-ofl

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended