I shpëtuan drejtësisë duke marrë pafajësi/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës
  • 4 years ago
TIRANE - Operacioni Forca e Ligjit nis verifikimin e pasurive të Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, dy personave që edhe pse të hetuar dhe të dënuar në Gjermani dhe Itali, i kanë shpëtuar drejtësisë shqiptare me pafajësi për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen, në vendin tonë. 

Në ditën e katër të punës në terren, efektivët e OFL-së i kanë dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dhe Plarent Dervishaj e Suel Çela kanë 48 orë për ta plotësuar dhe dorëzuar. 

Sipas OFL-së, Plarent Dervishi me banim në Durrës rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale ?Trafik i qenieve njerëzore?. Ndërkohë Suel Çela me banim në Elbasan rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Të dy këta persona edhe pse me të shkuar kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit, janë lënë të lirë nga drejtësia shqiptare. Konkretisht Plaurent Dervishaj u la i lirë në vitin 2017 nga Gjykata e Lartë ndërsa Suel Çela në vitin 2019  mori pafajësinë nga Krimet e Rënda edhe pse në mungesë.
Recommended