Report TV -Shqipëria në gatishmëri për virusin kinez! Manastirliu: 5 rastet e dyshuara

  • 4 years ago
TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot në mbledhjen e radhës së Task-Forcës për koronavirusin, ose njohur ndryshe si virusi kinez, se në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur dhe se 4 rastet e dyshuara që u verifikuan dje, ashtu si ai i pak ditëve më parë, rezultuan se ishin me grip sezonal. "Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të koronavirusit të ri dhe vendi ynë vijon të mbetet vend me rrezikshmëri të ulët. Nga testimi i pesë rasteve të dyshuara që kanë patur një histori udhëtimi në Kinë, analizat rezultuan negative, me grip. Shqipëria vijon të mbetet me rrezikshmëri të ulët, megjithatë ne po vijojmë me masat paraprake dhe trajnimet kaskadë, ku deri tani janë më shumë se 200 mjekë dhe personel shëndetësor i trajnuar për menaxhimin e rasteve potenciale të koronavirusit të ri" tha ajo.

Recommended