Emegjenca globale për virusin kinez, Manastirliu: Asnjë rast në Shqipëri! Meta: Jemi të ekspozuar

  • 4 years ago
TIRANE- Pas shpalljes së emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin kinez (koronavirus), Ministria e Shëndetësisë mblodhi për herë të dytë task-forcën, për të përcaktuar edhe masat shtesë për mbrojtjen nga rreziku i këtij virusi.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Shëndetësisë siguroi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të infektuar, duke theksuar se do rriten kontrollet në pikat kufitare. Ai tha se ndalimi i transportit të njerëzve dhe mallrave drejt Kinës nuk është i nevojshëm, teksa shtoi se bazuar në rekomandimet e OBSH këshillohet të kufizohen udhëtimet drejt Kinës. Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta ka kërkuar që autoritetet në vendin tonë të shtojnë masat ndaj koronavirusit ndërsa theksoi se vendi ynë është i ekspozuar nga ky rrezik.

Recommended