Report TV -Hermira Gjoni, 50 vite karrierë e mrekullueshme e pianistes sonë të çmuar

  • 4 years ago
Pianistja e shquar Hermira Gjoni mbush këtë vit 50 vite karrierë e mrekullueshme mbi piano. Një nga artistet tona më të hershme dhe virtuoze rrëfen fillimet e saj, kur ende fëmijë në Tiranë, pati fatin të kishte mësues pianoje Tonin Guraziun, një shpirt i bukur i diplomuar në Itali.

Më pas studimet në konservatorin e Tiranës, puna në këtë konservator, por edhe si shoqëruese e artistëve më të mirë të kohës, si Gaqo Çako, Mentor Xhemali e të tjerë, e mbushin jetën e saj plot veprimtari të bukura artistike.

Recommended