Siguria ushqimore, AKU merr kompetencat e ISHSH

  • 4 years ago
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të marrë disa kompetenca kontrolluese nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Ka një gamë të gjerë kontrollesh tek bizneset ushqimore që mbivendosen, por me ndryshimet e reja ligjore është menduar që do të jetë AKU ajo që do të ketë rol parësore kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore.

Reformimi i procesit të inspektimeve duke kaluar kompetencën e inspektimeve nga ISHSH-ja tek AKU-ja për kategori të caktuara të bizneseve do të sjellë edhe ristrukturimin organizativ të dy institucioneve. Ndryshimet ligjore në ligjin e ushqimit do të shoqërohen në paketë edhe me ndryshimet në legjislacionin për inspektimin sanitar dhe ISHSH-në.

Parashikohet që rreth 15 000 biznese ose më shumë se 60% e bizneseve të listuara në regjistrin e ISHSH-së t?i kalojnë për inspektim vetëm AKU-së

Kalimi i kompetencave për inspektimin e parashikohet që të shoqërohet gjithashtu edhe me kalimin e 120 inspektorëve të ISHSH-së tek AKU-ja.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ISHSH#SiguriaUshqimore#TopChannel

Recommended