RTV Ora - Sazan Guri: Siguria ushqimore është e pasigurtë

  • 5 years ago
#rtvora
Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora deklaroi se siguria ushqimore në Shqipëri është e pasigurtë, ndërsa solli si shembull rastin e fabirkave që hedhin në liqene apo lumenj, bërsitë e ullirit, apo rrushit.

Guri: Përmirësime gjithmon ka. Sepse koha ecën në një drejtim dhe është e pakonceptueshme që të bësh hapa pas. Përbërja e squfurit në karburante që ne përdorim për automjetet tona është e njëjta gjë edhe në ushqime. Nëse një shtet i caktuar që nuk ka një kontroll të saktë, të mirëmenaxhuar të territorit, si ta besoj unë këtë shtet që prodhon edhe atë që quhet siguri ushqimore?

Në të gjithë vendin tonë kemi mbetje të patrajtuara. Ujërat e fabrikave tona, të punishteve të mesme, të mëdha apo edhe të vogla, qoftë ajo një fabrikë e bërsie ulliri, qoftë fabrikë përpunimi rrushi. Por bërsitë që dalin nga rrushi, ulliri ka një "pH" 3,4, deri në 2. Bërsia që ai e hedh në liqenin e Belshit, luam apo liqen sipërfaqësor, tregon se ndotja është shumë e madhe, që e marrin ujërat nëntokësor dhe e përcjellin pikërisht tek uji që e përdorin më vonë sërish fabrikat.

Në këndvështrimin tim unë besoj se siguria ushqimore është e pasigurtë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sazan-guri-siguria-ushqimore-eshte-e-pasigurte
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Ekopolitikë ? Sa na kushton një deputet; Kostot e sigurisë ushqimore

Recommended