Ora News - “Forca e Ligjit” bllokon resortin e vëllezërve Hajri

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ashtu siç ishte paralajmëruar sot ka nisur punën në terren operacioni "Forca e Ligjit". Oficerët e OPL kanë zbarkuar në Shijak, në restortin "Golden", ku u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se nga ana e policisë janë kërkuar që të kryhen verifikimit dhe të justifikohet pasuria e familjarëve të Altin Hajrit, i cili është edhe pronari i resortit.

Nga verifikimet e operacionit Forca e Ligjit rezultojnë 3 shtëpi dhe 1 karburant në pronësi të familjes Hajri.
Në rast se nuk plotësohet formulari dhe dokumentacioni i parashikuar, do të bëhet sekuestrimi i pasurisë nga ana e Prokurorisë. Për 15 ditë SPAK do të kryejë hetimet në lidhje me këtë pasuri.

Pas hetimeve do të jetë gjykata që do të vendosë për konfiskimin e kësaj pasurie që është sekuestruar.

Janë 250 subjekte që pritet t?i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në zbatim të paketës anti-KÇK.

Raportohet se janë mbledhur të dhëna nga interpoli dhe nga agjensitë e tjera ligjzbatuese lidhur me persona qe dyshohen se kanë përfituar pasuri nga veprimtaritë kriminale. Njësia operacionale Forca e Ligjit do të veprojë për personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë, por gjatë hetimeve nuk e kanë justifikuar pasurinë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/forca-e-ligjit-zbarkon-ne-shijak-verifikim-resortit-ku-u-mbajt-peng-jan-prenga

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended