Report TV - Ligj për Gjuhën Shqipe, akademiku Kraja: Prej kujt do ta mbrojmë?!

  • 4 years ago
Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe riaktivizuar nga dy Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe ajo e Shkencave edhe e Arteve të  Kosovës do të riorganozojë punën brenda tre muajve. Kryetari i Akademisë në Kosovë, Mehmet Kraja, për ?ReporTV? shpjegon objektivat kryesore edhe se si do të funksionojë këshilli. Sipas Krajës, ndonëse gjuha standarde shqipe dhe Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe nuk kanë nevojë për ndërhyrje të reja, problem kryesor mbetet ruajtja e kulturës gjuhësore . Teksa akademiku flet për situatën ku gjendet sot gjuha shqipe shpjegon edhe disa ndryshime, midis Shqipërisë dhe Kosovës, që ekzistojnë për ta sanksionuar me ligj ruajtjen e gjuhës shqipe.

?Protokolli i bashkëpunimit përfshin në program konferenca dhe takime, ku natyrisht që shkencat albanologjike janë të pranishme. Me këtë marrëveshje riaktivizohet Këshilli  Ndërakademik i Gjuhës Shqipe.  Nëse e lidh me Këshillin Ndërakademik, punët e Drejtshkrimit, të normës dhe të standardit gjuha shqipe i ka të përfunduara. Problemet kryesore janë ruajtja edhe ngritja e kulturës gjuhësore. Sa u përket dy hapësirave, të Kosovës dhe Shqipërisë ka ndryshime për mundësitë që janë për ta sanksionuar këtë ruajtje, për ta bërë ligjore?, shprehet akademiku, sepse Kosova ka në fuqi një Kushtetutë, që përcakton pavarësinë e saj të kushtëzuar.

Recommended