Shllaku për gjuhën shqipe në shkolla, Primo Shllaku: Niveli i gjuhës shqipe në shkolla, skandaloz

  • 5 years ago
Nga Valeria Dedaj

Për shkrimtarin, poetin dhe pedagogun Primo Shllako gjuha shqipe është unikale. Identiteti ynë vërtetohet prej saj. Prandaj, teksa e pyesim se çfarë mendon për vëmendjen që është sot ndaj gjuhës shqipe, ai thotë se duhet vënë alarmi. Për të problemi i gjuhës shqipe është skandaloz. Ne jemi një komb gjuhësor, për shkaqe edhe arsye të ndryshme historike, prandaj gjuha ishte jetë kryelënda.



Problemi i gjuhës është skandaloz. Shkolla jonë duhet që të vendosë të gjithë thekset mbi gjuhën shqipe. Në radhë të parë, shkolla jonë duhet të prodhojë shqiptarë, jo matematikanë. Aq më pak njeri universal. Shkrimtar edhe pedagog.

Primo Shllaku, sinkron

Shllaku ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve në shkollat e mesme, ku edhe ka vënë re, se niveli gjuhësor i nxënësve ka qenë shumë i ulët.

Unë kam marrë pjesë në shumë shkolla të mesme, ku ndërtohet dhe përsoset sistemi gjuhësor. Kam vënë re se në takimet me mua, dy apo tre nxënës ishin kryesor, që flisnin. Pjesa tjetër ishte, pjesa gri. Unë i thirra ata edhe pashë se kishin mungesat klasike. Pra, gjuha në shkollat e mesme bëhet për ata që tregojnë interes. Ndërsa, ata që nuk tregojnë interes, lëre të bëhen kamarierë. Në shkollat e mesme duhet që të ketë një vëmendje totale mbi gjuhën, sepse është koha, kur personaliteti i njeriut plotësohet edhe me dhuntinë e gjuhës, që i lejon atij jo vetëm të shprehet në mënyrë të qartë, që të tregojë rastin e vet të situatës bisedore, por nga ana tjetër ai duhet që të ketë parasysh edhe anën sintaksore edhe morfologjike, edhe të folurën e figurshëm?.
Nëse kriteret e krijimit të kuadrove, që dalin nga shkollat tona për përdorim të brendshëm, është që të dalin nga shkollat tona, atëherë studenti i paaftë bëhet pedagog edhe e keqja rritet në mënyrë eksponenciale.

Shkrimtar edhe pedagog, Primo Shllaku

Recommended