Motra e Altin Balliut: Mos ia dëgjofsha emrin, prokurori më kriminel se ai që më vrau vëllanë!
  • 4 years ago
KORÇË - Gjykata e Korçës vendos të kërkojë një eksperiment hetimor në lidhje me vrasjen e Altin Balliut, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2019, teksa i dyshuar dhe në qeli është Olger Mustafa. Eksperimenti hetimor do të kryhet për të provuar nëse nga ngjarja e rëndë kishte rrezik edhe për jetën e miqve të të ndjerit që ndodheshin me të në momentin e krimit, e po ashtu pritet të kuptohet nëse vrasja ka ndodhur në gjendje të rënduar psikike, apo është me paramendim. Teksa në seancën e sotme gjyqësore pakët dhanë deklarimet e tyre përfundimtare, si avokati i të ndjerit, mbrojtja e të pandehurit, por edhe prokuroria, gjykata vendosi riçeljen e hetimeve, me argumentin se ka mangësi. Avokati i familjarëve të Altin Balliut, të cilët kërkojnë dënimin maksimal të autorit, Olgert Mustafa, tha se me këtë vendim faktohen dyshimet e tyre se prokuroria ka pasur mangësi në prova. Po ashtu, motra e Altin Balliut, hodhi akuza ndaj prokurorit të çështjes, se është i korruptuar.

Familjaret kërkojnë nga gjykata që prokurori Edmond Shytko të ndryshojë akuzën nga vrasje e thjeshtë sipas nenit 76, në vrasje në rrethana cilësuese neni 79 germa DH dhe germa Ë, e rrezikshme për jetën e shumë personave dhe vrasje kundër dy apo më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje.

Nuk di se çfarë do të vendosin më tutje por dua të vihet e drejta e tim vëllai në vend. Nuk ka pasur faj fare. Gjykata vendosi përsëri hetimin, por ky prokuror Edmond Shytko që kurrë mos ja dëgjofsha emrin, që mu bë pjesë, ai po bëhet më kriminel se ai që mi mori jetën tim vëllai. E bën çështjen gjasme depresioni, ai nuk ka depresion, ai është kriminel, ai qesh e zbardh dhëmbët, trafikant nuk hedh baltë mbi tim vëlla më ai. Të paktën të mbajë vendin të rri atje në birucë. Në seancë u vendos të rishqyrtohet edhe një herë çështja, por ky prokuror thotë të njëjtat gjëra.  Qënkërka ai i pafajshëm se e dhunuan, ai ka ardhur tre herë karshi tim vëllai, çfarë ishte dhunuar ai asgjë s'ka pasur, ç'pati me tim vëllai, si ka bërë asgjë se ka prekur. E ka paguar ai prokurorin, s'do mend që u vetëdorëzua ai. Dua të drejtën e tim vëllai, të vendoset dënimi sa më i rëndë për të. Nëse nuk jepet drejtësia do të bëj vetëgjyqësi, do ja gjejmë edhe anën ne siç janë këtu maskarenj në Korçë. prokurori është i korruptuar totalisht, jo si gjen dëshmitarët, ti gjejë, përse e ka vendosur shteti për të marrë lekët në kurriz të tim vëllai. me gjakun e tim vëllai ai nuk ka për ta shijuar jetën. Dua e drejta e tim vëllai të shkojë në vend", shprehet motra e Altin Balliut, Klodiana Rapçe.
Recommended