Bytyçi: Thaçi të japë dorëheqjen si Haradinaj e të shkojë në Hagë të mos njollosë më emrin e Kosovës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



I ftuar në Ora News, profesori Enver Bytyçi tha se prirja për të njësuar UÇK-në me akuzat nga Thaçit dhe Veselit është një prirje e dëmshme.

Sipas tij, këtë lojë po e luan vetë Thaçi dhe mbështetësit e tij duke dëmtuar luftën e UÇK-së dhe Kosovën në publik.

Bytyçi shton se Thaçi duhet të ndjekë shembullin e Ramush Haradinajt, duke dhënë dorëheqjen dhe të shkojë para gjykatës speciale.

Enver Bytyçi: Prirja për të njësuar UÇK-në me akuzat nga Thaçit dhe Veselit është një prirje e dëmshme, duke e politizuar çështje dhe i shton hijet e dyshimeve për luftën e Kosovës. Këtë lojë e luan vetë Thaçi dhe mbështetësit e tij, duke përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë. Me këtë qëndrim e dëmtojnë çështjen në kuptim publik. Lufta e UÇK-së është sprovuar si një luftë e drejtë dhe nuk ka shkuar në Hagë.

UÇK-ja ishte aleate e NATO-s, prandaj në asnjë rrethanë nuk mund të vihet në bangën e të akuzuarve dhe nuk është vënë. Thaçi atje shkon dhe duhet të shkojë si qytetari Thaçi. Ai duhet të ndjekë shembullin e Harandinajt që dha dorëheqjen 2 herë. Thaçi deri sot duhet të kishte dhënë dorëheqjen që të mos njollosë emrin e Kosovës dhe atë të UÇK-së. Nëse Thaçi nuk jep dorëheqjen për të dëshmuar pafajësimin e tij, atëherë Rusia dhe Serbia do të kenë më shumë armë për të akuzuar ushtrinë e Kosovës dhe për të krijuar destabilitet. Prandaj Thaçi duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë sa më shpejt në gjykatën speciale.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bytyci-thaci-te-jape-doreheqjen-si-haradinaj-dhe-te-shkoje-ne-hage-te-mos-njollose-me-emrin-e-kosoves

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended