Rama sqaron pse po vonohet rikonstruksioni i pallateve: 'Fajtor' pronarët

  • 4 years ago
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar motivet se përse në disa pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nuk ka nisur ende puna, ku fajtor kryesor ka bërë pronarët. Referuar urdhrit të nxjerrë më herët nga qeveria, ku pronarët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti për shkak të cilësisë së dobët, do i bëjnë vetë rikonstruksionit, Rama tha se janë dorëzuar projekte jo sipas standateve nga ana e këtyre të fundit. Teksa inspektoi punimet në një pallat në Durrës, pikërisht të financuar nga pronari, Rama tha se kanë mbërritur në Bashki projekte jashtë standardeve, e për rrjedhojë u është ndaluar që të nisin punimet deri në plotësimin e plotë të kushteve.

"Nuk po rrimë dhe po punojmë çdo natë. Të gjitha projektet e riparimit të jenë sipas standateve. një pjesë nuk kanë filluar se i kemi kthyer projektet mbrapsht se është e rëndësishme që shpenzimet t'i paguajnë ata që ju kanë shitur apartamentet. Ndajeni mendjen se kjo punë do hohën e vetë. Kur të vj dita që do të rregullohet shpia atëherë do të kthehesh në shtëpi. Po u kërkojmë projekte të thella dhe merimentimi po monitorohet nga ne që të jetë i saktë. Të gjitha do të verifikohen. Do presësh kur të vijë radha se janë mijëra shtëpi, nëse ke një ankesë po bëhen të gjitha listat", tha Rama.

Recommended