Çuçi sqaron deklaratën që bëri aq shumë bujë: Pse vaji i palmës s'është i rrezikshëm?
  • 5 years ago
Deklarata e ministrit Çuçi se "vaji i palmës s?është i dëmshëm", shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", ai i ka qëndruar mendimit të mëparshëm, por ka sqaruar dhe argumentuar se përse ky vaj, sipas tij nuk përbën rrezik për konsumatorin.

"Vaji i palmës është një yndyrë bimore, nuk është i rrezikshëm. Nëse tentohet që të bëhet një produkt që i ngjan djathit, (marrim shembull) pa i thënë konsumatorit që është me vaj palme kjo do të dënohet penalisht, se është mashtrim i konsumatorit. Ai është i pa dëmshëm për shëndetin djathi me vaj palme, por s'është djath. Përdoret gjerësisht në ëmbëlsira në vendet e Europës. S'duhet ngrënë me shumicë, sepse atëherë është i dëmshëm", tha Çuçi.
Recommended