Ademi: Nuk kalkulojmë politikisht me ndërtimet pa leje

  • 4 years ago
Përfaqësuesit e misionit të UNESCO-s, të cilët prej dje janë në Ohër, sot u takuan me kryetarin e komunës, Gjorgjievski dhe më pas u nisën për në Strugë. Detajet nuk janë njoftuar. Koordinatori Kombëtar i UNESCO-s, Ministri Ademi, thotë se shteti nuk bën pazare politike në prag të zgjedhjeve gjatë rrënimit të objekteve pa leje, por ambientalistët kërkojnë masa urgjente edhe atë në fushën e planifikimit urban.