Ora News - Spaho: Nëse s'ka zgjedhje pas reformës zgjedhore, opozita u kthehet protestave

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t'ju rikthehet protestave masive.

Paralajmërimi ka ardhur nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar per 29-vjetorin e krijimit të PD-së në Mirditë.

"Protestat do të jenë rruga që do të na shoqërojë ne nëse pas 15 marsit nuk caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme."

Sipas Spahos, opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit.

"Do të luftojmë që në 15 mars reforma zgjedhore të ketë përfunduar. Kjo është detyra jonë. Detyra e radhës është caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë'.

Edi Rama largohet përmes bashkimit dhe qëndresës, u shprehen përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

29-vjetori i Partisë Demokratike në Mirditë bëri bashkë themelues, kontribues e anëtare të kësaj force politike, ndërsa u kërkua angazhim maksimal i strukturave për tu përgatitur për zgjedhje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spaho-nga-mirdita-nese-ska-zgjedhje-pas-reformes-zgjedhore-opozita-u-kthehet-protestave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended