Caka në Report Tv: Me përfundimin e reformës zgjedhore shkojmë në zgjedhje të parakohshme

  • 4 years ago
TIRANE - Për ish-deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, përfundimi i reformës zgjedhore, do të çojë në zgjedhje të parakohshme. E ftuar në studion e Report Tv me moderatoren Ina Qirjo, ish-deputetja tha se qëllimi i opozitës së bashkuar, mbetet realizimi i zgjedhjeve të parakohshme. E pyetur nëse LSI bie dakord për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke e kthyer me lista të hapura, Caka thotë se nuk është momenti i duhur.

"Varet për çfarë zgjedhjesh flasim. Nëse flasim për zgjedhje të parakohshme nuk ka kohë për një sistem të ri sepse do kohën e tij të implementohet. Nuk është koha për të provuar sisteme të reja. Ne e kemi proklamuar gjatë gjithë kohës, është qëllimi i opozitës për zgjedhje të parakohshme. Unë besoj se përfundimi i reformës zgjedhore do të çojë në zgjedhje të parakohshme", tha Caka.

Recommended