Rama zbulon dëmet nga tërmeti: Fatura rreth 1 miliard dollarë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Shqipërisë i është shkaktuar një dëm prej afro 1 milion dollarësh prej tërmetit të 26 Nëntorit. Këtë të enjte, ai takoi kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte në Romë, ku ishte pjesë edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
Me këtë të fundit, kreu i qeverisë bëri edhe një bisedë të shkurtër rreth faturës së dëmeve pas tërmetit shkatërrimtar.
Pasi Rama i tha shifrën e lartë të dëmeve, ministri italian u shpreh i bindur se do të ketë ndihma të mjaftueshme nga Konferenca e Donatorëve.
Pjesë nga biseda mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maios:Di Maio: Si po shkon puna me rikonstruksionin në Shqipëri?
Rama: Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard dollarë.Di Maio: 1 miliard? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje.
Edi Rama ndodhet në Itali për të marrë mbështetjen e fqinjve për Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në 17 shkurt në Bruksel.
Kryeministri synon të mbledhë sa më shumë fonde me qëllim që vendi të rimëkëmbet pas tërmetit, ku me qindra njerëz kanë mbetur pa shtëpi.
Recommended