Ora News - Soko: Shqiptarët paguajnë 1 miliard dollarë për një shëndetësi të rrënuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eksperti i ekonomisë, Panajot Sako i ftuar në "Ekonpolitikë" thotë se shqiptarët paguajnë rreth 1 miliard dollarë për shëndetësinë, ndërkohë që ajo është e rrënuar dhe është një nga arsyet pse shqiptarët largohen nga vendi. Sipas tij, ky sektor mund të menaxhohej vetëm me gjysmën e kësaj shume.

Soko: Natyrisht që unë e shikoj të vështirë por jo të pamundur bërjen e shëndetësisë. Duhet të marrë vëmendjen kryesore të shtetit. Është faktori i parë bazë që detyron shqiptarët të largohen nga vend. Ata largohen sepse fëmijën e tyre ose duhet të shkunden nga xhepat për ta shëruar, ose nuk e shërojnë dot.

Buxheti total shkon diku tek 1 miliard dollarë duke futur brenda lekët ryshfet. Blerjen e mjeteve ndihmëse. Këtu ndodh që në spital nuk ka fasho.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/soko-shqiptaret-paguajne-1-miliard-dollare-nje-shendetesi-te-rrenuar

Recommended