Bilbil Mema drejtori i policisë Tiranë - (13 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kolonel Bilbil Mema sot është ulur përfundimisht në karriken e vështirë të drejtorit të policisë kryeqytetase. Pas rreth tre muaj komandimi të policisë nga Sokol Bizhga kryeministri Ilir Meta ka firmosur mbrëm propozimin e ministrit të Rendit Spartak Poçi për emërimin e Memës në detyrën e drejtorit të policisë Tirane. Po mbrëm Bizhga dhe eprori i tij Mema janë parë bashkë duke diskutuar mbi bashkëpunimin e ardhshëm.

Kolonel Bilbil Mema vjen pas drejtimit të policisë Shkodër ku pati edhe rezultate. Më parë ka punuar në ministri si specialist në repartin e ndërhyrjes së shpejtë. Sot në drejtorinë e policisë drejtori i ri Mema është prezantuar nga ministri Poçi.

Bilbil Mema zëvendëson kështu kolonelin tjetër Mit'hat Havari i cili u shkarkua duke mbetur në dispozicion të ministrisë. Aktualisht në krye të policisë së Shkodrës është shef i komisariatit. Drejtorit të ri të kryeqytetit Bilbil Mema, i duhet një ristrukturim i punës pasi muajt e fundit numri i vrasjeve dhe plagosjeve në Tiranë ka ardhur gjithnjë në rritje./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended