Report TV - Drejtoresha e Tatimeve: Në 2021 shlyhen detyrimet e prapambetura për rimbursimin e TVSH

  • 4 years ago
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se për vitin 2021 nuk do të ketë më para që do të jepen për ribursimin e TVSH, pasi pritet të shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura.

Lajmin e ka dhënë drejtoresha e Përgjithshme e tatimeve, Delina Ibrahimaj, e cila teksa u pyet nga gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku për procesin e ribursimit të TVSH, është shprehur se është ndërmarrë një angazhim që të gjithë kërkesat për të cilat nuk janë kërkesa që paguhen me këste nën vlerën 100 milion lekë janë bërë zero dhe se deri në qershor 2021 do të shlyhen të gjitha prapambetjet e rimbursimit.

"Kemi shlyer kërkesat brenda afatit ligjor. Pjesa e prapambetur është në 70 % që i atribuohet Tap dhe sigurisht kanë krijuar këto debi. Synojmë që ta shlyejmë brenda qershorit 2021. Ribursimi nuk do ketë prapambetjet për sa i përket rimburismit. Plani është që të kemi 2 miliard lekë më shumë se viti i kaluar për ribursimin e TVSH. do të publikohet brenda Janarit që të jetë transparent." tha Ibrahimaj.

Për herë të parë nga Drejtoria e Tatimeve është pranuar edhe se përgjatë 2019 nuk është realizuar parashikimi i të ardhurave duke theksuar se shkak për këtë është bërë mungesa e të ardhurave tatimore nga investimet e huaja

Recommended