"Të fortët" po lënë burgjet, lirohet një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Vetëm pak ditë pas lirimit nga burgu të ish-kreut të ?Bandës së Durrësit?, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por që fitoi lirinë falë një vendimi të gjyqtares Enkelejda Hoxha në Gjykatën e Krujës, mësohet se një tjetër anëtar i kësaj bande ka lënë qelinë.

Bëhet fjalë për Sardian Sulejmanin, lirimi i të cilit është urdhëruar nga gjyqtari Piro Sota në Gjykatën e Fierit. Vendimi është marrë më datë 11 tetor 2019, por është mësuar vetë sot, 20 janar 2020.

Gjykata e Fierit vendosi pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Sardian Sulejmani prej 4 vjet 10 muaj e 17 ditë burgim, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Sardian Sulejmani të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/te-fortet-po-lene-burgjet-lirohet-nje-tjeter-anetar-i-bandes-se-durresithttps://www.oranews.tv/article/te-fortet-po-lene-burgjet-lirohet-nje-tjeter-anetar-i-bandes-se-durresit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended