Kiço Londo: Sfidat për aktrimin, kur teatri ishte në rënie. 20 vjet drejtues, solla publikun

  • 4 years ago
Kiço Londo, drejtuesi që iu dha fizionomi dy teatrove të reja në Tiranë, Teatrit të Metropolit, që u themelua në vitin 2005 dhe Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? të themeluar 10 vjet më parë, për gati 20 vjet të karrierës së tij ia ka kushtuar punës me aktorët e rinj.

Duke e konceptuar skenën si një element nxitës për të krijuar profile aktorësh, drejtuesin dhe regjisorin e njohur Kiço Londo, që kur ishte në krye të Teatrit Kombëtar, gati dy dekada më parë, e ka munduar gjithmonë dilema:A do të ketë profile të reja aktorësh në skenën e teatrit dhe në ekranin e filmit shqiptar, siç kanë qenë Kadri Roshi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Sandër Prosi, Naim Frashëri, Arbert Vërria, Violeta Manushi, Drita Pelinku, Ndricim Xhepa, e të tjera ikona të aktrimit.

Përballë tranzicionit të vështirë, ai që sot drejton me sukses Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli, një institucion që ka rrëmbyer zemrat e publikut- në atë kohë gjeti rrugën më të drejtë, ngriti skenat, sepse Kiço Londo kishte vendosur dhe këmbëngulte duke thyer barrierat që arti i aktrimit të mos shuhej në Shqipëri.

Në një intervistë për Report Tv, Londo rrëfen historinë e rritjes së aktorëve përgjatë tri dekadave, që shënohet me lindjen e ikonave të reja të aktrimit. Po cilët janë ata dhe si shërbyen dy teatrot e kryeqytetit në drejtimin e tij krahas Tetarit Kombëtar për të tërhequr aktorët e rinj drejt sfidave të reja në rrugën e përsosjes dhe modernizimit të teatrit shqiptar.

Recommended