Firma e ish-ministres së Kulturës për Jonida Beqon, si drejtoreshë në TKES, reagon Kiço Londo
  • 5 years ago
Ndonëse, prej një muaj konkursi për garën e drejtorit të ri në Teatrin Eksperimental është mbyllur. Në garë ishin vetëm dy kandidatura, ajo e Kiço Londos edhe Jonida Beqos. Ende nuk dihet se kush do të drejtojë këtë teatër, në të cilin puna ka nisur normalisht. Megjithatë, Londo informacionin e bërë tanimë publik, se ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka firmosur emrin e Jonida Beqos,(Lexo këtu), për ta dorëzuar në qeveri, e quan të mangët.

?Pavarësisht nga informacioni i mangët që ju, keni puna do të vazhdojë me ritëm edhe TKES ka rrugë të gjatë për të bërë përpara?,-tha Kiço Londo, drejtori aktual i TKES, gjatë një prononcimi për Report Tv.

Londo më tej shton se përpos gjithçkaje rëndësi ka që në teatrin eksperimental do të vazhdojë puna edhe kalendari i sezonit, që është miratuar nga bordi nuk mund të zhbëhet:

Kalendari është bërë në fillim të stinës teatrore edhe këtyre gjysma e tij, unë i bindem vendimeve të bordit të marra në fillim të stinës dhe normalisht që ligji nuk lejon që vendimet të diskutohen?.

Kiço Londo, drejtori aktual i TKES
Pas shfaqjes ?Dome? në teatrin Eksperimental do të ngjiten në skenë vepra, si Antigona, Oskar Wilde, por nuk do të mungojnë as premierat për fëmijë.
Recommended