Report TV - Nishani: Duhet garanci për të rikthyer dialogun politik në institucione

  • 4 years ago
Një ditë pas marrëveshjes PD- LSI- PS- opozitë parlamentare për Reformën Zgjedhore, ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka thënë se dialogu politik sipas tij mund të kthehet vetëm nëpërmjet formave të garancisë.

" Duhet të rikthejmë dialogun politik në institucione por duhet rikthyer në format e garancisë. Kërkohet që lëvizja qytetare e vetmja zgjidhje që të frenojë shkarjen e situatës dramatike. Duhen vendosur disa ekuilibra midis të cilave të ngihen dhe mekanizmat për një dialog politik." tha Nishani.Më tej Bujar Nishani ka komentuar nga Shkodra përplasjet mes mazhorancës dhe Presidentit. Ai u shpreh se kjo është një përplasje që ka nisur qe herët dhe nuk bëhet fjalë për përplasje por dhune institucionale. I pyetur për zvarritjen e gjykatës kushtetuese ndërsa shtoi se s'bëhet fjalë për zvarritje por proces për të kontrolluar gjyqësorin nga kjo mazhorancë.

Recommended