Ora News - Sfida: Zhvillimi i turizmit në zonat e dëmtuara nga tërmeti

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas tërmetit të 26 nëntorit, sfidë për Shqipërinë nuk përbën vetëm rindërtimi por edhe zhvillimi i turizmit në zonat e dëmtuara.

Në Samitin e Turizmit, ku morën pjesë përfaqësues të shteteve të rajonit, Ministri Blendi Klosi ka bërë një deklaratë të guximshme kur ka thënë se Durrësi do të jetë gati të presë miliona turistë këtë verë

Blendi Klosi: ?Zona më e rëndësishme turistike në këtë vend është e paprekur dhe në vijim të një procesi të suksesshëm për vitin dhe sezonin e ardhshëm turistik për të pranuar përsëri miliona turistë të huaj?

Sipas minisrit Shqipëria tregoi në nëntor se industria e turizmit nuk është vetëm katalizator për zhvillimin e ekonomisë por edhe një kontribues i rëndësishëm gjatë krizave humanitare.

"Mijëra familje mes tmerrit të humbjes së çatisë mbi kokë dhe frikës së tokës që lëkundej nën këmbët e tyre gjetën dyert e hapura dhe dorën e mikpritjes të strukturave akomoduese hoteliere shqiptare."

Vendet e rajonit shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit.

Greqia nuk u përfaqësua në nivel ministrash por ambasadorja greke në Tiranë tregoi se si në vendin e saj turizmi e ndihmoi Greqinë të dalë nga kriza ekonomike.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sfida-zhvillimi-i-turizmit-ne-zonat-e-demtuara-nga-termeti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended