Ora News - Policia në gatishmëri për fundvit: Parandalim vjedhjeve në zonat e prekura nga tërmeti

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në vigjilje të festave të fundvitit policia e shtetit ka hartuar masa shtesë për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në gjithë vendin. Masa shtesë do fokusohen në pikat kufitare, nga policia rrugore, nga njësitë speciale FNSH, Renea dhe Fast. Ndërsa masa shtesë do ketë konkretisht për 3 qytete të prekura nga tërmeti.

Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar në prag të festave të fundvitit me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Drejtori i rendit publik Albert Dervishaj tha se në këtë periudhë do të zbatohet një plan masash për rritjen e prezencës policore në gjithë për rritjen e sigurisë së jetës dhe pronës.

Dervishaj: Duke rritur prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit.

Pjesë e masave të policisë është edhe lehtësimi i kontrolleve kufitare dhe lufta ndaj kalimeve të paligjshme nga vija e gjelbër. Ndërkohë policia rrugore do të shtojë kontrollet me drager dhe radar me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Dervishaj: Krijimi i lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare, me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe në rast fluksi.

Pavarësisht se është periudhë festash, Policia do të risë vigjilencën me anë të njësive speciale FNSH, Renea dhe Fast në sheshe, qendra tregtare, restorante dhe vende që festojnë qytetarët. Në vëmendje do të jenë 3 qytetet që janë prekur nga tërmeti me qëllim parandalimin e vjedhjes së banesave.

Dervishaj: Duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special ?RENEA? dhe Njësinë Speciale ?FAST?. Drejtoria e Vendore e Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë kanë marrë masa ekstra në drejtim të ruajtjes së pronës, sidomos në ato zona që u goditën nga tërmeti me qëllim parandalimin e vjedhjes së pronës.

Vëmendje do ti kushtohet edhe ndalimit të fishekzjarrëve dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, përmes evidentimit dhe mbajtjes nën kontroll të personave me precedent penal brenda dhe jashtë vendit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/policia-ne-gatishmeri-fundvit-parandalim-vjedhjeve-ne-zonat-e-prekura-nga-termeti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended