Zyra konsullore e legalizimit - (3 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky është sporteli i zyrës për legalizimin e dokumentave të qytetarëve. Sipas drejtorisë së shtypit të ministrisë së Punëve të Jashtme, këtu legalizojnë dokumenta qytetar përpara se të shkojnë për viza nëpër ambasada. Sipas të njëjtit burim çdo ditë këtu kalojnë 800-900 klientë. Përveç dy zonjave që ka punësuar shteti pranë këtij sporteli janë vetëpunësuar edhe sekserë privat që mbajnë radhën dhe nxjerrin dokumentat përkatëse për të tretë.

Tarifa shtetërore është vetëm 200 lekë, ndërsa ajo e privatit shkon 5-25 herë më shtrenjt. Duke qenë të gatshëm të paguajn edhe 5 mijë lekë qytetarët pyesin, përse nuk hapen edhe sportele të tjera, duke rritur edhe çmimin e shërbimit.

900 klientë në ditë do të thotë që në një dhjetvjeçar pa përjashtim çdo shqiptar të ketë dal jasht dhe meqë kjo zyrë qenka kaq e rëndësishme dhe meqë ka nxitur tregun e zi nën hundën e shtetit ndoshta më e mira do të ishte të çeleshin edhe disa simotra të tjera./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti