Muxhahedinët në Shqipëri, Rama: Është operacion humanitar dhe jo politik

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama deklaron se muxhahedinët iranianë në Shqipëri janë pjesë e një operacioni humanitar dhe jo politik. Në një komunikim me gazetarët shqiptarë, Rama tha nga Vjena se qëndrimi humanitar i opozitës iraniane në Shqipëri është shkruar edhe në marrëveshje.


Kryeministri shqiptar theksoi se vendi nuk ekspozohet nga një kërcënim i mundshëm si rrjedhojë e përballjes Iran-SHBA.

?Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare dhe në vazhdën e një aleance strategjike të panegociueshme me SHBA, për t?i hapur dyert një grupi njerëzish që i rrezikohet jeta.

Siç shkruhet edhe në marrëveshje, ata në Shqipëri janë si operacion humanitar dhe jo politik.

Nuk besoj se kjo e ekspozon në mënyrë të veçantë Shqipërinë dhe nuk kemi arsye të besojmë këtë sepse jemi në kontakt premanent me aleatët tanë dhe kur është puna te inteligjenca ata janë të pakonkurrueshëm. Jemi në duar të sigurta kur është fjala te marrja e informacionit?, u shpreh Rama.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rama#TopChannel

Recommended